Ora News zbardh detaje nga vdekja e 46-vjeçares në Pogradec, dyshohet se ndërroi jetë nga probleme kardiake

Anila Bazelli në moshën 46 vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit ditën e djeshme (28 shtator).
Ndërkohë që familjarët e 46-vjeçares akuzojnë spitalin për mjekim të pakujdesshëm, Ora News ka zbuluar detaje të reja.
Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se vdekja e 46-vjeçares dyshohet të ketë ardhur për shkaqe kardiake.
I njëjti burim tha se kjo ka qenë edhe përgjigjja dhënë për grupin e hetimit nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Megjithatë zyrtarisht as familjarët, por as shërbimi spitalor i Pogradecit nuk e ka zyrtarisht një përgjigje të tillë.
Në vijim pritet reagimi i mjekëve të Spitalit të Pogradecit./OraNews/

