Operacioni "Revanshi" i SPAK-ut shtrihet në Itali e Spanjë/ Arrestohet në Itali dhëndri i ish-deputetit Arben Ndoka

Operacioni "Revanshi" i SPAK-ut shtrihet në Itali e Spanjë/

Është arrestuar në Verona të Italisë, Arian Tuku. Arian Tuku ishte shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të mega-operacionit të kryer disa ditë më parë.

Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Atentati ndaj Aleks Ndrekës ndodhi më 1 dhjetor 2020 në autostradën Lezhë-Laç. Ndreka mbeti i plagosur.

Autoritetet kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve Denis Meta në Spanjë dhe i Arjan Tukut në Itali. Të dy këto persona rezultojnë emra të njohur jo vetëm për policinë shqiptare, por edhe ato të huaja.

Kjo pasi Denis Meta i shpallur në kërkim nga operacioni i fundit i SPAK, rezulton se është arrestuar në vitin 2018 në Durrës, në atë kohë 21-vjeçar, pasi në banesë iu gjetën drogë, armë dhe radio policie.

Ndërsa, Arian Tuku rezulton se ka qenë i arrestuar në Itali edhe në viti 2022 gjatë një operacioni anti-drogë ku së bashku me 3 shqiptarë të tjerë janë sekuestruar 170 kilogramë lëndë narkotike.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se shtetasi Arian TUKU, djali i Zef dhe Veranikës, i datëlindjes 02.02.1988 në Lezhë, më datë 01.12.2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks NDREKA.

Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Durim BAMI.

Më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

Veprat e mësipërme janë kryer prej tij në një formë të veçantë bashkëpunimi, atë të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkaq, mbetet i paqartë roli i Metës në operacionin e SPAK-ut në kuadër të hetimeve për dosjen “Metamorfoza”, ku vetëm sot janë arrestuar dhe shpallur në kërkim dhjetëra persona të rëndësishëm të botës së krimit, drejtues dhe oficerë policie dhe madje edhe ish-deputet.

EMISIONET