Bregu tentoi t’i qëllonte nipin, Avdulaj pagoi për ta ekzekutuar/ SPAK zbulon vrasjen e janarit 2021, 5 në akuzë

Prokuroria e posaçme ka zbuluar autorët e vrasjes së 32-vjeçarit Edmir Bregu në Durrës. Bëhet fjalë për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2021 kur u qëllua dy herë në kokë dhe në gjoks sapo zbriti nga makina në lagjen 16 të qytetit bregdetar

Shkak sipas prokurorisë së posaçme ka qenë hakmarrja ndërsa porositës për ekzekutimin ka qenë Astrit Avdylaj.

Prokuroria ka zbuluar të dhënat se viktima Edmir Bregu i njohur dhe si Ilir Kuçi kishte tentuar të vriste nipin e Avdylajd, Aldon.

Për ekzekutimin ai ka bashkëpunuar me Enea Kumen që konsiderohet si personi që ka ndihmuar në vrasje ndërsa koordinator i grupit ishte Aldo Avdulaj.

Po ashtu SPAK ka zbuluar se kanë qenë dy persona që kanë kryer vrasjen duke vënë në akuzë shtetasit E.D dhe A.D që tashmë janë shpallur në kërkim.

Megjithatë prokuroria shton se është duke hetuar më tej për të zbuluar përfshirjen e emrave të tjerë në grupin kriminal, por edhe shkaqet që sollën përplasjen e parë.

Për grupin kriminal u arrestuan 5 persona dhe katër janë në kërkim, ndërsa u është vendosur dhe akuza për falsifikimin e dokumenteve dhe përfitimin e padrejtë të pronave.

EMISIONET