Operacioni “Kalaja”/ Arrestohen 2 persona, sekuestrohet një armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Policia në Elbasan në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja” ka arrestuar dy persona, pasi janë kapur me armë dhe lëndë narkotike.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit A.K., 47 vjeç, dhe E. K., 30 vjeç, banues në Elbasan.
Policia ka sekuestruar një armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A.K., u gjet dhe sekuestrua në cilësin e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë, 1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin "Police Using" , dhe 24 tableta të dyshuar metadon.
Më parë, në kuadër të këtij procedimi penal, nga shërbimet e Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në doza dhe një 1 (një) armë zjarri pistoletë tip TT, me municion luftarak.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

