Operacioni antidr*gë në Tiranë/15 persona të arrestuar, 16 të tjerë në kërkim! Grupi kriminal shpërndante k*nabis dhe ...

Operacioni antidr*gë në Tiranë/15 persona të arrestuar, 16

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i nisur të martën në Tiranë për shpërndarësit e drogës. Bëhet me dije se 15 persona janë arrestuar dhe dy prej tyre u është komunikuar akuza në qeli pasi janë kapur më herët në operacione të mëparshme. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 16 persona të tjerë.

Mësohet se ky grup kriminal ishte përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë. Të akuzuarit dyshohet se furnizonin me drogë disa zona të ndryshme të Tiranës, por shpërndanin gjithashtu drogë dhe në afërsi të shkollave.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza narkotike.

Hetimi ndaj tyre ka nisur përpara disa muajve dhe është procedim i nisur në kuadër të goditjeve të mëparshme ku në përgjime dhe zbërthime të mesazheve janë zbuluar dhe personat e arrestuar dhe të shpallurit në kërkim si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

EMISIONET