Operacioni antidroge ne Korçë: 24 të arrestuar, 7 në kërkim, për 70 të tjerë vijon hetimi
Policia jep detaje lidhur me operacionin e arrestimeve në kuadër të shkatërrimit të grupit kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndeve narkotike.
Bëhet fjalë për ekzekutimin e 31 ‘arresteve me burg’ nga të cilat 24 janë ekzekutuar ndërsa 7 janë ende në kërkim.
Janë proceduar 101 persona nga të cilët për 70 vijon hetimi.
Ky eshte finalizimi i fazes se pare te operacionit.
Drejtori Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, doli sot në konferencë për shtyp për finalizimin e fazës së parë të operacionit antidrogë "Knock down".
"Në përfundim të fazës të parë të këtij operacioni, janë proceduar 101 persona për të cilët Prokuroria pranë Gjykatës të Shkallës të parë Korçë ka nxjerrë 31 urdhra ekzekutimi për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve , kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë" informoi drejtori i policise se Korçës.
Te arrestuarit jane
1.Rodolf Mara, 38 vjeç, banues në në Korçë.
2.Olger Hasan, 37 vjeç, banues në Korçë.
3.Romeo (Ilir) Starovecka, 43 vjeç, banues në Korçë.
4.Mateos Aliko, 27 vjeç, banues në Korçë.
5.Juxhin Kulla, 37 vjeç, banues në Korçë.
6.Klajdi Avramushi, 32 vjeç, banues në Korçë.
7.Joan Xhambazi, 25, vjeç, banues në Korçë.
8.Musjano Ali, 29 vjeç, banues në Korçë.
9.Kristi Ndoja, 25 vjeç, banues në Korçë.
10.Arten Zallëmi, 33 vjeç, banues në Korçë.
11.Elton Manka, 34 vjeç, banues në Korçë.
12.Edjon Agolli, 42 vjeç, banues në Korçë.
13.Nikolin Pulluqi, 26 vjeç, banues në Korçë.
14.Letion Rënxa, 34 vjeç, banues në Korçë.
15.Igor Mihali, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë
16.Vasjan Shtambari, 39 vjeç, banues në Korçë.
17.Kristo Shkembi, 39 vjeç, banues në Korçë.
18.Sokol Haxhi, 40 vjeç, banues në Bilisht.
19.Andrea Bleta, 34 vjeç, banues në Bilisht.
20.Emanuel Muka, 30 vjeç, banues në Maliq.
21.Andrea Miçani, 31 vjeç, banues në Korçë.
22.Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë.
23.Andi Duka , 44 vjeç, banues në Elbasan.
24.Sajmir Suvaria 31 vjeç, banues në Korçë.
Janë shpallur në kërkim
7 shtetas për të cilët vijon puna për kapjen e tyre dhe ekzekutimin e masave të sigurisë vendosur nga gjykata
25.A.M.,
26.Th.R.,
27.E.S.,
28.K. X.,
29.A. Xh.,
30.E. F.,
31.R.B.
Si dhe vijon hetimi penal dhe për 70 persona të tjerë.
Sekuestrohen
Në këtë fazë të operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithsej:
-420 gram kokainë.
-340 gram kanabis.
-21.6 gram heroinë.
-2 kokrra metadon.
-1.556.300 lekë.
-20.595 euro.
-110 dollarë.
-280 paund.
-50 telefona celularë.
-20 automjete.
-5 peshore elektronike.
-1 radio marrëse policie.
-1 përforcues grushti.
-Dokumenta identifikimi të shtetasve të ndryshëm.