Ofertat ikën me pandeminë, të huajt po prenotojnë Sarandën, çmimet do të rriten
Ofertat për pushime të lira në Sarandë ikën bashkë me rregullat e pandemisë! Interesi I lartë I të huajve që po prenotojnë pushime buzë Jonit, do të ndikojë në rritjen e çmimeve këtë verë.
Turistët e parë në Sarandë po mbërrijnë nga Korfuzi përmes Detit.
Kryesisht qëndrojnë vetëm disa orë dhe janë të fokusuar tek atraksionet kulturore.
Nuk sjellin shumë para, por efektin e gjallërimit të qyteti.
Fluksi i turistëve në qytet pritet të nisë në qershor, ndërsa në Korrik e Gusht sipas prenotimeve Saranda do të jetë e mbipopulluar.
Nordikët janë turistët që i duan të gjithë.
Ata vijnë në mënyrë të organizuar dhe kërkojnë më të mirën.
Por gjeografia e pushuesve që vizitojnë Sarandën shtrihet në të gjitha kontinentet.
Por që të pushoni buzë Jonit këtë të verë duket përgatiteni të paguani më shumë.
Operatorët turistët për shkak të kërkesave do të rikthehen tek çmimet e para pandemisë.
Paketat mund të jenë edhe më të shtrenjta.
Pritshmëritë janë për një sezon të suksesshëm turistik, por menaxhimi i territorit dhe mbetjeve mbeten ende sfida për bashkinë e Sarandës dhe autoritetet shtetërore përgjegjëse.

