Oferta dhe cilësi, Eglo ofron ndriçues me çmime të favorshme për bizneset dhe individët
Deri në datën 15 prill në çdo dyqan Eglo do të ketë ndriçues më 70% ulje. Një ofertë e cila bëhet vetëm një herë në vit duke ndriçuar ambientet me cilësi dhe çmim të favorshëm.
Ndriçimit pranveror shtoini dhe atë të Eglos, pasi deri në 15 prill do të ketë oferta.
Deri në 70% ulje për ndriçues të ndryshëm të cilët do t’i japin më shumë atmosferë të ngrohtë dhe relaksuese ambienteve tuaja.
"Këtu në Eglo ditët e ndriçimit janë deri më 15 prill. Është një ofertë që ndodh 1 herë në vit dhe të gjithë konsumatorët mund të vijnë të marrin ndriçuesin e tyre të preferuar pasi oferta është për çdo ndriçues 70% skonto."
Kjo është një mundësi e mirë jo vetëm për familjarët, por edhe për bizneset, restorantet dhe hotelet.
"Janë ndriçues të kategorive të ndryshme, indoor, outdoor, ndriçues dekori, statik, komedine. Kështu që mund të gjejmë zgjidhje për çdo ambient."
Eglo ofron për këdo, cilësi dhe oferta.
"Eglo është një brand austriak, ku çdo produkt ka 5 vite garanci, ka më shumë se 12 vite në treg. Kështu që kjo ofertë ndodh jo vetëm me leverdi, por dhe me standard mbi të gjitha."
Këtë ofertë e cila përsëritet vetëm një herë në vit, mund ta përfitoni tek të gjitha showrumet e Eglos.
"Oferta është e vlefshme për të gjitha shoëroomet Eglo në Tiranë, tek rrethrrotullimi i Tiranës së Re, në autostradën Tiranë-Durrës km 12, në autostradën Durrës-Tiranë km 15 dhe në Durrës tek busti i Azem Hajdarit."
