Çoçoli: Çmimi i energjisë në Shqipëri sot është i dyti më i subvencionuari në Evropë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Gazetari i ekonomisë Fatos Çoçoli u shpreh se janë 47 miliardë lekë ose rreth 400 milionë euro subvencion për sistemin e energjisë.

Ai tha se qeveria subvencion 107 euro në mënyrë të fshehur dhe theksoi se çmimi sot është i dyti më i subvencionuari në Evropë.

Çoçoli: Janë 47 miliardë lekë ose rreth 400 milionë euro subvencion për sistemin e energjisë. Kjo shumë ka ardhur tek ajo shuma 107 euro që bën shteti në mënyrë të fshehur. Në 3 tetor 2021 ne e paguanim çmimin e energjisë ne kemi filluar një subvencion dhe çmimi sot është i dyti më i subvencionuari në Evropë.

Në momentin kur është rritur çmimi i energjisë 3-4 herë nga jashtë, ashtu sikurse vendet e rajonit, qeveria jonë nuk e rriti çmimin e energjisë. Na thau kaskadën e Drinit. Ne kemi pasur çmim të lartë në vitin 2018.

EMISIONET