Nxënës që dhunojnë mësuesit, Alma Lame: Për të ardhur keq që shoqëria sot shikon mësuesin si problem në institucion

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në shkollën e Mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës.

Mësuesja me inicialet M.P., është dhunuar nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës. Mësohet se mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës.

Por për të kuptuar më shumë mbi arsyet e kësaj dhune në shkolla, dhe se çfarë ndodh mes marrëdhënis mësues – nxënës, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte këtë të premte Alma Lame, kryetare e Sindikatës së Arsimit për Tiranën.

Gjatë shpjegimit të rastit në fjalë ajo u shpreh se është për të ardhur keq që shoqëria sot shikon mësuesin si problem në institucion, dhe jo e kundërta.

“Është për të ardhur keq që shoqëria sot shikon mësuesin si problem në institucion. Duhet të merremi me shkakun për të shkuar te pasojat.

Sot mësuesi është i vetëm në profesion. Çka do të thotë se sot kemi fëmijë të neglizhuar nga familjet, kemi fëmijë që rriten vetëm me një prind, kemi fëmijë që punojnë për të siguruar të ardhurat për familjet e tyre.

Ndërkohë institucionet përfshi dhe Ministrinë duhet ta ndihmojnë mësuesin që të mos jetë i vetëm të menaxhojë nxënësit. Na u desh një rast që e gjithë shoqëria t’i vërë gishtin e fajit mësuesit.

Ky mësues është i stresuar, pasi është i vetëm në institucion.

Mësuesit janë të stresuar me sjelljen e nxënësve në klasa.

Rasti i Lezhës patjetër që mund të parandalohej. Dhe këtu duhet të fusim drejtorin e shkollës, stafin psiko-social.

Me aq sa lexova djali edhe punonte, pra nuk e ka ndjekur shkollën, ç’ka do të thotë se mësuesi ka ngelur vetëm në këtë rast. Kolegët e vlerësojnë mësuesen me punën që ajo zhvillon në klasë.

Në gjithë komunikimin e medias, keqdashësit kanë gjetur një detaj nga nxënësi dhe me këtë i bien mësueses.

Por unë them që të mos merremi me rastin, por me fenomenin e përgjithshëm të dhunës dhe sigurisë në shkolla”, theksoi Alma Lame.

lili saraçi mësuesi alma lama

EMISIONET