Nuk zënë mënd/ Të dënuarit për vjedhje kapen duke shitur heroinë në lagjen "1 Maji" Fier

Dy persona të dënuar më parë për vjedhje janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen "1 Maji", duke shitur lëndë narkotike.
"Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në automjetin tip "Benz", me të cilin ata qarkullonin, janë gjetur një sasi me lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi me kokrra metadoni, një armë gjahu dhe një sasi parash, të cilat u sekuestruar në cilësinë e provës materiale", informoi sot policia e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike" e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjahut".
Operacioni u kodua "Grecalli" dhe u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja".
