Nuk u mjaftua me një, por donte të vriste edhe komshiun tjetër. Zbardhet dosja, ja si Marku planifikoi ikjen përmes aeroportit të Rinasit
Gjykata e Tiranës, ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në burg” për 69-vjeçarin Maliq Marku,i cili tre ditë më parë ekzekutoi në Laknas komshiun e tij.
I moshuria ka shfaqur pendesë para gjykatës, por kjo nuk e ndihmoi të fitonte një masë më të butë sigurimi.
Maliq Marku, 69-vjeçari që ekzekutoi me pistoletë komshiun e tij Shefqet Hasa, ka dashur të vrasë dhe një person tjetër të quajtur Ismet Keqa.
Ky i fundit është komshi me Hasën dhe Markun, por duke parë se dy personat po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, ka ndërhyrë për ti ndarë.
Në dosjen e prokurorisë së Tiranës, të sigurua nga “Ora Neës” thuhet se Maliq Marku ka qëlluar 3 deri në 4 herë në drejtim të Ismet Keqa, duke i shkaktuar dëmtime por pa mundur ta vrasë.
Shpëtimtari i Ismet Keqa, ka qënë një banor i lagjes i quajtur Ilir Kuka, i cili ka reaguar menjëherë duke i zënë dorën e djathjtë me të cilën mbante pistoletën Maliq Marku.
Edhe pse me dorë të bllokuar, Maliq Marku, ka qëlluar të gjitha plumbat, derisa arma i ka mbetur e hapur dhe nuk ishte në gjëndje të realizonte qitje.
Në dosjen hetimore të përpiluar nga prokurori Florian Bonjaku, thuhet se 69-vjeçari Maliq Marku, kishte planifikuar vrasjen e komshiut të tij, Shefqet Hasa, kohë më parë.
Kjo pasi pikërisht disa orë para krimit të rëndë, ai kishte prerë një biletë avionic për të udhëtuar nga Rinasi në derejtim të Anglisë, shtet në të cilin jetonte prej disa vite me rradhë.
Qllimi i tij ka qënë realizimi i vrasjes dhe më pas largimi i menjëherësh nga teritori shqiptar.
Motivi për 1 pusetë të ujrave të zeza
Shak i kësaj ngjarje të rëndë ka qënë një pusetë e Ujrave të Zeza që ndodhej afër banesës së autorit të krimit dhe viktimës.
Marku, i cili ka shprehur pendesë në gjykatë për krimin, prej kohesh ka patur konflikte me banorë të zonës për shkak të një kanali të ujërave të zeza që kërkonte të hapte, por që banoret e zonës mes të cilëve dhe viktima nuk kanë qenë dakord.
Marku dhe viktima Shefqet Hasa, prej kohësh kanë patur konflikte për shkak të një kanali të ujërave të zeza që kërkonte të hapte, por që banoret e zonës mes të cilëve dhe viktima nuk kanë qenë dakord.
Pas ankimit që kishte bërë në ujësjellës kanalizime Kamëz, ditën e ngjarjes dy punonjës kanë shkuar për të bërë zhbllokimin e pusetës sipas ankesës qe kishin marrë, por Markut i kanë deklaruar se nuk mund të realizohej kërkesa e tij për zhbllokimin e pusetës.
Pas largimit të punonjësve, ka nisur edhe sherri verbal mes Markut dhe fqinjit të tij Shefqet Hasa dhe Ismet Keqa.
Mes Markut dhe Hasa kanë nisur debatet duke ofenduar rëndë njëri-tjetrin. Në këtë moment, Marku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të Shefqet Hasës, i cili mbeti i vrarë, ndërsa plagosi fqinjin tjetër, Ismet Keqa.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se:”…gjatë këtij debati në një moment personi nën hetim Maliq Marku, ka nxjerë një armë luftarake të tipit pistoletë dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të të ndjerit Shefqet Hasa.
Pas këtyre të shtënave Shefqeti është rrëzuar në tokë në tokë, ndërsa Maliqi duke mbajtur pistoletën me të dyja duart, është kthyer nga shtetasi Ismet Keqa, duke ja drejtuar pistoletën atij.
Në këto moment Ilir Kuka me dorën e tij të majtë ka prekur dorën e djathtë të Maliqit gjë që ka bërë të mundur devijimin e pistoletës të personit nën hetim Maliq Marku, i cili qëlloi dhe 3 apo 4 herë të tjera në drejtim të shtetasit Ismet Keqa, i cili si pasojë e ndërhyrjes së Ilir Kuka pësoi vetëm plagosje si pasojë e këtyre të shtënave.
Personi nën hetim ka qëlluar derisa arma e tij i ka mbetur e hapur, pra deri në mbarimin e gjithë fishekëve që kishte në krëhërin e armës së tij.
Pas këtyre të shtënave personi nën hetim përsëri ia ka drejtuar pistoletën Ismetit, por Ilir Kuka në këto momente i ka kapur të dyja duart bashkë me pistoletën Maliqit, duke ja ulur poshtë me drejtim për nga toka, ku në këtë moment Maliqi ka qëlluar dhe një herë të vetme në drejtim të tokës.
Personi nën hetim ka qëlluar derisa arma e tij i ka mbetur e hapur…”.
Më tej në dosjen hetimore thuhet se:
”…pas vrasjes së Shefqet Hasa dhe Ismet Keqa, autori i krimit Maliq Marku, është larguar në banesën e tij, duke mbudhur edhe njëherë krëhërin e pistoletës së tij me fishekët që kishte në xhep…”.
Në banesë i janë sekuestruar 1 shkop gome si të policisë, 3 fishekë arme gjahu si dhe një tub që përdorej për pastrimin e armëve.
Mes provave të tjera të sekuestruara ka qënë dhe një biletë avioni që Maliq Marku kishte prerë paraditen e 30 nëntorit, ditën kur dhe kryevi krimin.
Ky fakt bëri që prokurori Florian Bonjaku të argumentojë para gjykatës së çështjes se Marku paraqet rrezikshmëri për t’u larguar, duke qenë se ditën që ka ndodhur ngjarja kishte prerë biletë për t’u larguar në Angli, vend ku jeton prej vitesh.