Nuk ndalen aksidentet, vetura godet nga pas motorçikletën në Lezhë, 1 i plagosur, motoristi sillet te Trauma
Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi motorçikleta me të cilën udhëtonte u godit nga pas nga një automjet.
Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë - Shkodër, në afërsi të fshatit Dajç, ndërsa i plagosuri fillimisht mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, e më pas u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që është i treti që ndodh në rrugët e qarkut të Lezhës në harkun kohor të 24 orëve, me një bilanc prej 3 personash të plagosur.

