“Nuk mund të mbyllësh fjalën e lirë”, Demaliaj: Kujton se është njeriu më i zgjuari, Rama komplet llum

Analisti Ilir Demaliaj gjatë një interviste për Ora News foli mbi sulmin që Edi Rama I bëri një gazetari në konferencën për gazetarët ditën e premte ku tha se është I “dënuar” dhe nuk është  i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi. 

Demaliaj u shpreh se kjo sjellje është brenda karakterit të Ramës, arrogancës së tij, mitomanisë së tij.

Gjithashtu ai tha se Rama kujton se është njeriu më i zgjuar dhe më i pastër në botë në një kohë që është llum si pjesë e llumit të gjithë kësaj klasë politike.

Ilir Demaliaj: Rama, unë nuk e di pse e bën, çfarë përfitimi ka. Nuk mund të mbyllësh fjalën e lirë. Kur je përfaqësues i një shteti, kur je kryeministër duhet të kesh lëkurë të trashë shumë, duhet të durosh. Unë nuk kam pikë simpatie për ato gazetarë sepse pjesa më e madhe e gazetarisë janë patllake të bandave politike, por ky nuk ka pse të japi këtë riedukim. Kjo është brenda karakterit të Ramës, arrogancës së tij, mitomanisë së tij, brenda asaj që ai I përbuz njerëzit. Kujton se është njeriu më I zgjuar dhe më i pastër në botë në një kohë që është llum si pjesë e llumit të gjithë kësaj klasë politike, ai është komplet llum. Rama e bën dhe me qëllim për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e tjera që ka, hap një problem që të zhvendos vëmendjen nga problemet e tjera.

EMISIONET