“Nuk ke gjë shko në shtëpi”, 43-vjeçari vdes në korridorin e urgjencës së spitalit pas debatit me mjekun

“Nuk ke gjë shko në shtëpi”, 43-vjeçari vdes

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën për shkak se mjekët kanë neglizhuar gjendjen e tij shëndetësore.

Mediat greke bëjnë me dije se 43-vjeçari ndërroi jetë në një karrige në korridorin e urgjencës, vetëm disa minuta pasi mjeku i kishte thënë të shkonte në shtëpi, pasi sipas tij pacienti nuk kishte asnjë shenjë shqetësuese.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 1 prillit, ndërsa për mediet lajmi është bërë i ditur sot.

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e 1 prillit 43-vjeçari po ndjente dhimbje në këmbë, e si rrjedhojë telefonoi urgjencën, e cila shkoi në shtëpi dhe e çoi në spitalin “Papanikolaou” në Selanik.

Atje ai u kontrolluan nga një kirurg, i cili pas ekzaminimit i tha se gjendja e tij është shumë mirë dhe se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, duke i thënë se mund të shkojë i qetë në shtëpi.

Por 43-vjeçari refuzoi të shkojë në shtëpi, pasi kishe dhimbje të forta në këmbë, ndërsa debatoi me mjekun, në mënyrë që ku i fundit ta vizitonte mirë dhe t’i jepte mjekim, shkruan Protothema.

Në momentin që u ngritën zërat mes pacientit dhe mjekut ndërhynë  rojet e sigurimit të spitalit “Papanikolaou”, të cilët i kërkuan 43-vjeçarit të largohej nga institucioni.

Ai i tha sigurimit se nuk do të dalë nga spitali dhe u ul në një karrige në korridorin e urgjencës, ku pas një orë e gjysmë për fat të keq ndërroi jetë.

Ndërkohë familjarët kanë ngritur padi ndaj mjekëve, pasi sipas tyre për shkak të pakujdesisë tyre familjari i tyre ndërroi jetë.

EMISIONET