“Nuk ka nëna të këqija!” Belshaku për vrasjen e foshnjes: Disa nëna vrasin nga dashuria, disa nga psikoza ose neglizhimi

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur më 7 janar në Shkodër ku  mësohet se një 32-vjeçare ka hedhur në lum foshnjën e saj. Orjana Gremi ka rënë në pranga, në polici ka deklaruar se arsyeja e një veprimi të tillë ishin arsyet ekonomike.

Sabina Belshaku studiuese e punës sociale dhe pedagoge  në një intervistë për Ora News me gazetaren Sonila Zyberaj tha se “Nuk ka nëna të këqija, kur ndodh një akt i tillë është produkt i shumë faktorëve”.

Sabina Belshaku: Nënat janë projektuar për të qenë të sakrificës, sa më shumë suportuese, janë vigjilente ndaj nevojave që ka fëmija. Kur ndodh krimi, kur nëna arrin të bëjë një vrasje të tillë makabre kjo kalon çdo lloj kufiri të nacionalitetit. Nuk ka nëna të këqija. Kur ndodh një akt i tillë është produkt i shumë faktorëve. Nëna në atë moment është e denatyruar nga faktorë social, ekonomik, stresues që e detyrojnë nënën të bëjë një akt të tillë. Nënat nga njëra anë kanë vetëpërceptimin dhe kanë konfliktualitetin nëse janë apo jo nëna të mira.

“Në studime që janë bërë së fundmi janë ndarë disa kategori të arsyeve se pse vrasin këto nëna. Disa vrasin nga dashuria, ata mendojnë se bota është shumë mizore. Një kategori apo arsye e dytë që medohet pse këta nëna vrasin foshnjat e tyre mund të jenë disa psikoza të cilat janë akute. Këta nëna kryesisht vuajnë nga pasoja të shëndetit mendor. Një kategori e tretë mendohet se i vrasin foshnjet për hir të një neglizhimi, një kategori e katërt ka të bëjë me rastet kur e shikojnë si nj pengesë për jetën e tyre. Një faktor tjetër i referohet depresionit pas lindjes.”


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET