“Nuk ka më zona të mbrojtura në vend” Zhupa: Ligji i PS-së i hap rrugën oligarkëve t’i marrin pa kufizime
Deputetja Demokrate Ina Zhupa përmes një lidhjeje Skype me “Drejt” nga Luan Rama tha se ligji që miratuan socialistët ndalon së ekzistuari zonat e mbrojtura në vend.
Zhupa: Pa bërë politikë, ky është një ligj pa ideologji, është thjeshtë nëse e do apo jo vendin tënd. Ky ligj që miratuan socialistët ndalon së ekzistuari zonat e mbrojtura në vend. Janë në letër si koncept, sepse kudo që do të vërë një ndërtues dhe oligark gishtin për ta marrë atë pikë e vogël sikurse thotë Kumbaro, mund ta marrë sepse nuk ka asnjë kufizim.
Deri dje ishte e ndaluar të futeshe në parqe kombëtare, ndërsa tani është e hapur çdo gjë, me ato që i quajnë si investime strategjike dhe interes publik. Praktikisht i kanë bërë zona të pambrojtura, duke na bërë shteti i vetëm që nuk kemi zona të mbrojtura që nuk preken.