Nominimet në “Bafta 2023”, kryeson “All Quiet on the Western Front” me 14 nominime
Shpallen nominimet për “Bafta Film Awards”, eventi më i shquar britanik në kalendarin e sezonit të çmimeve dhe një pararendës i çmimeve “Oscar”. Kët vit kryeson “All Quiet on the western Front” i Netflix me 14 nominime. Materiali ju njeh me të nominuarit kryesorë.

Shpallen nominimet për “Bafta Film Awards”, eventi më i shquar britanik në kalendarin e sezonit të çmimeve dhe një pararendës i çmimeve “Oscar”. Kët vit kryeson “All Quiet on the western Front” i Netflix me 14 nominime, ndërsa komedia-drama e zezë “The Banshees of Inisherin” e ndjek nga afër me 10, bashkë me “Everything Everywhere All At Once”, ndërsa “Elvis” me nëntë nominime.
Mandy Walker është nominuar për “Filmin më të mire” për punën e saj në “Elvis”. Nëse fiton, do të bëhet e parë femër që vlerësohet në këtë kategori.
Ndryshe nga ajo që ndodhi në “Golden Globes”, votuesit e Bafta-s nuk i kanë dhënë vlerësime filmit autobiografik të Steven Spielberg për fëmijërinë e tij, “The Fabelmans”. Ai ka vetëm një nominim për skenarin më të mirë origjinal, për Spielberg dhe Tony Kushner.
Cate Blanchett është nominuar për aktoren kryesore për performancën e saj në “Tár”, në të cilën ajo interpreton një dirigjente të njohur orkestre, karriera e të cilës fillon të shkatërrohet kur ajo akuzohet për abuzim. E parë gjerësisht si një nga kandidatet kryesore për Oscar-in për aktoren më të mirë, Blanchett përballet me konkurrenten, Michelle Yeoh.
Në kategorinë e aktorëve kryesorë të nominuart janë: Austin Butler (për Elvisin), Brendan Fraser (The Whale) dhe Colin Farrell (The Banshees of Inisherin). Ndërsa aktorët jo protagonistë favoritë shihen : Angela Bassett dhe Ke Huy Quan.
Gjithsej janë 45 filma të nominuar këtë vit në të gjitha kategoritë. Ka disa mungesa të dukshme - si aktorja Olivia Colman dhe regjisori Steven Spielberg - asnjëri prej të cilëve nuk hyri në listën e gjatë të Bafta.
Çmimet e Filmit “Bafta 2023” do të zhvillohen më 19 shkurt në Sallën e Festivalit Mbretëror të “Southbank Centre” në Londër. Ceremonia, e organizuar nga Richard E Grant, do të transmetohet në BBC One.

