Noka: Gabim i madh që të konsiderosh si palë Gazin, Enkelejdin dhe Joridën, janë deputetë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm u shpreh se është gabim i madh që të konsiderosh si një palë Gazin, Enkelejdin dhe Joridën.
Sipas tij, ata sot përfaqësojnë 4 deputetë të PD-së dhe asgjë me shumë, pasi nuk janë drejtues në Partinë Demokratike.
Noka: Nuk flitet për palë në PD. Është gabim i madh që të konsiderosh si një palë Gazin, Enkelejdin dhe Joridën. Ata sot përfaqësojnë 4 deputetë të PD-së dhe asgjë me shumë. Nuk janë drejtues në atë parti, pavarësisht përrallave.
Ata janë deputetë dhe mund të flasin në emër të tyre ose të zonës së tyre, por kurrë në emër të partisë Demokratike. Në atë pjesën që janë brenda dhe janë të besuarit e Bravës, janë shumica kundër Bravës dhe mëkëmbësve të Bravës.


