Njoftimi zyrtar i IGJEUM për Tërmetin: Lëkundjet janë ndjerë pothuajse në të gjithë vendin. Intensiteti 6 ballë

Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqendër 10 km në Jug- Perëndim të qytetit Monstar, Bosnje Hercegovinë, me Magnitudë 5.7, Thellësia 10 km, 202 km nga Tirana.
Ky tërmet është ndjerë pothuajse në të gjithë vendin por deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohë të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin, informon ministri i Mbrojtjes permes një postimi në facebook.
"Sot në datën 22/04/2022, ora 23:07 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një tërmet të madhësisë M5.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 10 km.
Epiqendra është lokalizuar 10 km në Jug-Perendim të Mostar, Bosnje-Hercegovina, 202 km nga Tirana.
Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.
Nuk kemi njoftime për dëme në Shqipëri" informon Departamenti Sizmologjisë, Instituti i Gjeoshkencave.
