"Një superpolitikan që e priti me kënaqësi", Meta i propozon Berishës një emër për Parlamentin e Tiranës

Në një komunikim për media pas takimit me kreun e PD-së Sali Berisha në selinë blu, kryetari i PL-së Ilir Meta deklaroi se ka propozuar një emër për Parlamentin e Tiranës që z. Berisha e priti me kënaqësi.

"Është superpolitikan", tha Meta.

Ilir Meta: I kam propozuar një emër z. Berisha për kryetar të Parlamentit të Tiranës të cilin ai e priti me shumë kënaqësi. E të jeni i sigurt se Parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë institucioni më i rëndësishëm deri në Parlamentin e ri të Shqipërisë.

Emrin do ta mësoni shumë shpejt. Është superpolitikan. Duhet të dini diçka. Çdo ditë të hënë do të ketë Këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët.

EMISIONET