Një shekull miqësi, Milo: Dokumenti i parë mbi Shqipërinë në arkivën amerikane daton në 1914 nga Vatra

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan këtë vit 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në "Drejt" në Rtv Ora thotë se dokumenti i parë mbi Shqipërinë në arkivën amerikane është ai i 27 prillit 1914 nga Vatra.

Ai vlerëson rolin që Vatra ka luajtur deri në 1926.

Milo: Dokumenti i parë mbi Shqipërinë në arkivën amerikane ëShtë ai i 27 prillit të vitit 1914 kur Kristo Dako, kryetar i Vatrës kishte ardhur në Korçë dhe duke parë këtu masakrat e bëra ndaj shqiptarëve, në Shqipërinë e jugut kishte filluar lëvizja autonomiste për të ashtuquajturin Vorio-Epir dhe ku Shqipëria e jugut u ndesh me një politikë aismiluese. Dako i drejtohet konsullit amerikan në Selanik dhe i kërkon ndihmë. Vatra ka qenë jo vetëm zëdhënësja e shqiptarëve në SHBA por u bë zëdhënëse e Shqipërisë si shtet, si komb. Ka qenë Ambasada e Shqipërisë në SHBA, e ka luajtur atë rol deri në 1926.

EMISIONET