Një robot si ndihmës/ 13 vjeçari krijon “Starship” për njerëzit me aftësi ndryshe

Një 13-vjeçar ka krijuar një robot të veçantë që ndihmon në shpërndarjen e ushqimit për personat me aftësi ndryshe.

Roboti përdor teknologji 3D, aplikacione mobile dhe inteligjencë artificiale, dhe është testuar me familjarët, të cilët e kanë vlerësuar si një ide shumë të dobishme.

Ky është Kristjan Pema, 13 vjeç, nxënës në klasën e 7-të në shkollën "Kristaq Rama".

I apasionuar pas teknologjisë dhe me një dëshirë të fortë për të ndihmuar të tjerët, Kristjani ka ndërtuar një robot të veçantë, të cilin e ka quajtur “Starship”.

Krijimi i tij ka për qëllim t’u vijë në ndihmë njerëzve që kanë vështirësi në lëvizjem qoftë edhe për të marrë vetë ushqim.

Starship nuk është thjesht një projekt shkolle.

Është një ide që ka marrë formë pas muajsh punë dhe përkushtimi.

Kjo shpikje e tij ka lindur si qëllim si një ndihmës për ata që kanë nevojë.

EMISIONET