Një jetë në kamion/ Shoferët: Edhe pas pensionit do të punojmë, rroga s’na del
Shoferët që drejtojnë kamionët e transportit të mallrave jashtë vendit, mund të cilësohen mjaft mirë edhe si emigrantë mbi rrota. Pasi për shkak të punës janë të detyruar që pjesën më të madhe të kohës ta kalojnë larg familjeve të tyre.
Ndërsa kamioni për ta është edhe puna, edhe shtëpia, ata flasin edhe për paga të uëlta, e kushte jo të mira të punës.
Kamioni për ta është jo vetëm puna, por edhe shtëpia e tyre.
Prej dekadash tanimë, shoferët e kamionëve udhëtojnë nëpër botë, duke transportuar mallra të ndryshëm.
“Kam dalë 17 vjeç.”
“Kam filluar punë që në ‘83”
Po puna e tyre, ka edhe vështirësi.
“Është shumë e lodhshme. Unë bëj rrugë Bullgari, Greqi, Serbi. Për buk dalim”
“Ka shumë vështirësi”
Të pakënaqur me kushtet e punës, edhe në prag pensioni thonë se janë gati të shkojnë të punojnë jashtë vendit pasi pensioni që u del në Shqipëri është i pamjaftueshëm për ta.
“S’kam pasur një të ardhme të mirë nga puna. Me këtë mbajë familjen, mbajë shpinë”
“Pagesat janë të vogla. Na del vetëm për të jetuar. Është dita e 6 që nuk shkoj në shtëpi."
Me shpresën se e nesërmja do të jetë më e mirë, këta kamionistë thonë që të paktën një jetë pas timonit të kamionit kanë ushqyer familjet e tyre, edhe pse puna dhe sakrifica e tyre meritonin shumë më tepër.

