“Një foto të Ramës me pyetjen...”, Meta “këshilla” Opozitës: Nuk do kishit nevojë për postera e banderola

“Një foto të Ramës me pyetjen...”, Meta

I ftuar në “TV Apollon” në Fier, presidenti i Republikës Ilir Meta, teksa komentoi zhvillimet e fundit në vend dhe zgjedhjet e 25 Prillit, nuk i kurseu “këshillat” për Opozitën.

Sipas tij, nuk ka patur nevojë për banderola dhe postera por thjesht për një foto të kryeministrit Edi Rama.

Unë po të isha në vend të opozitës, ne vend të banderolave apo posterave që aktualisht përdorin, unë do vendosja vetëm një: Fytyrën e Kryerilindasit, shoqëruar me pyetjen "A mund të vazhdohet edhe 4 vite të tjera kështu?"

Gjatë intervistës, Meta, teksa u ndal te ngjarjet e fundit, i bëri thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të bëjnë detyrën dhe mos të bëhen palë me asnjë që shkel ligjin.

 

EMISIONET