"Një duartrokitje për SPAK", 'Shqipëria Bëhet' dhe 'Nisma Thurje' në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme

Kryetari i partisë ‘Shqipëria bëhet’ Adriatik Lapaj, në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar pro SPAK, tha se ka një aleancë të ndyrë politike kundër drejtësisë.

Lapaj theksoi se njerëzit e ligjit nuk do të lihen vetëm. Ai shtoi se duhet ndërtuar një shtet, ku çdokush që ka probleme me ligjin, duhet të përgjigjet.

Adriatik Lapaj: Këtu ka një aleancë të ndryë kundër ligjit. Prandaj, ne i japim kurajo çdo njeriu të ligjit që shoqëria nuk i lë vetëm. Duhet të ndërtojmë një shtet, ku njerëzit të përballen me ligjet.

As nuk linçohen njerëzit, por as nuk linçohet drejtësia. Në çdo rast duhet që njerëzit të përballen me institucionin. Duhet të ndërtojmë institucione. Nuk mundet që institucionin ta sulmosh kaq egër.

Ndërsa Shabani theksoi se Prokuroria e Posaçme ka mbështetjen e popullit shqiptar. Ai tha se njerëzit e ligjit nuk do të lihen të vetëm.

Endri Shabani: Jemi këtu për të mbështetur SPAK-un. Edi Rama doli haptazi duke sulmuar SPAK. Rama po prish provat, po intimidon dëshmitarët, ka shkuar në zyrën e Bashkisë dhe ka uzurpuar pushtetin vendor, ka dalë nga shinat. SPAK ka mbështetjen e popullit shqiptar.

Kushdo që vjedh popullin shqiptar e ka vendin te burgu 313, te burgu i Durrësit, te burgu i Elbasanit. Askush mos të synojë politikën për të vjedhur popullin shqiptar.

EMISIONET