Një ditë para ultimatumit, Nishani: Ata që shembën regjimin në ‘90 nuk do të lejojnë asnjë brave të mbajë peng vullnetin e tyre

Ish presidenti Bujar Nishani e quajti akt të turpshëm dhe paniku të një aparatçik të marrë peng ndërrimin e bravave dhe vendosjen e dyerve të blinduara në selinë e PD-së.
Një ditë para ultimatumit të Berishës dhe komisionit të Rithemelimit të PD-së në selinë blu po kryhen punime.
PD e Bashës thotë se selia po i nënshtrohet punimeve dhe mirëmbajtes në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë por ndryshe mendon kampi tjetër.
Ish presidenti Bujar Nishani, anëtar i këtij komisioni e quan akt të turpshëm dhe paniku të një aparatçik të marrë peng ndërrimin e bravave dhe vendosjen e dyerve të blinduara në selinë e PD-së.
“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër të izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anëtare që firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokrateve ta kthejë shtepine e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve te tij” shkruan Nishani në njëpostim në facebook.
Nishani shkruan më tej se "ata që shembën regjimin me gjakatar në ‘90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë"
“Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe e tillë do të vijojë të mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë.”

