Nisin reshjet e dëborës në zonat malore, probleme në qarkullim në aksin Korçë-Panarit

Reshjet e dëborës kanë nisur në zonat malore të juglindjes së vendit.

Reshjet kanë përfshirë fshatra të Voskopojës, Lekasit si dhe fshatra të Devollit të sipërm, përfshi këtu dhe Dardhën.

Probleme në qarkullim paraqiten vetëm në majë të Mashkullores në aksin rrugor Korçë – Panarit, aty ku dhe trashësia e borës ka shkuar deri në 20 cm.

EMISIONET