Nisi Viti i ri shkollor me 100 laboratore smart e abetare unike. Mbeten dhe problematikat e vjetra
Në të gjithë Shqipërinë nisi viti i ri shkollëor në arsimin parauniversitar. Më të emocionuar janë fëmijët që shkojnë në klasë të parë.
Ministria nuk ka bërë me dije numrin total të nxënësve të regjistruar në arsimin parauniversitar.
Ndërkohë sipas INSTAT në 5 vitet e fundit kemi 56 mijë nxënës më pak.
Presim që ministria e Arsimit të publikojë numrin e nxënësve që u ulën sot në bankat e shkollave
Ndërkohë edhe ky vit shkollor ka risi por dhe përballet me problematika, raporton gazetarja e Ora News, Nertila Dosti.
Risitë: Fëmijët e klasës së parë nisin mësimin me abetaren e njësuar me Kosovën ndërkohë që 100 shkolla të arsimit bazë publik të vendit pajisen me Laboratorë smart për zhvillimin e kurrikulës së TIK që në klasë të parë
Një nga këto është dhe shkolla “Jeronim De Rada” ku ishte kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Ministren e Shtetit për Rinjtë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi
“Janë 100 laboratorët e parë që ne i instalojmë në bashkëpunim me AADF. Ndërkohë kemi programin me Bankën Botërore dhe ndërkohë kemi edhe një plan që të mbështesim edhe ne nga pikëpamja buxhetore, duke bërë qëi gjithë ky sistem të përhapet në të gjitha shkollat e vendit në një kohë të arsyeshme. Ajo qëështë themelore është që t’u japim mundësi më të rriturve që të hyjnë në një fazë tëthelluar të kodimit dhe përmes asaj diturie të bëhen të aftë për një treg tjetër. Ne do t’i shtrijmë më tutje të gjitha programet e kodimit në bashkëpunim me sipërmarrjet në mënyrë që të krijojmë një shtresë komplet të re që ka filluar tëformësohet, por ne do ta nxisim që brenda periudhe të kemi një numër të konsideruar të rinjsh, të cilët janë të punësuar në një treg komplet tjetër që është tregu i punës online. “- u shpreh kryeministri.
Është rritur dhe numri mësueve ndihmës
Problematikat
- Edhe këtë vit do të ketë shkolla ku mësimi do të bëhet pasdite.
-Në Tiranë janë 20 shkolla ku do të mësohet pasdite.
-Në shkollën ”Sabaudin Gabrani” do të ndjekin mësimin pasdite nxënësit e shkollës “Emin Duraku”
-Problematika mbeten librat e përdorur.
-Ndërkohë në disa fshatra vërehet sërish klasat e përbashkëta.

