Nis shkolla, policia me plan masash/ Patrulla të shpeshta në godinat arsimore, oficerët do raportojnë çdo situatë

Këtë të hënë nis zyrtarisht viti shkollor për 9-vjeaçren dhe gjimnazet në të gjithë vëndin. Prej 11 shtatorit policia do të nis edhe me ekzekutimin e planit të masave që do ta shoqërojnë deri në fund të vitit shkollor.Forcat e rendit dhe ato shqiponja do të duhen të patrullojnë më shpësh në zonë, e ndërsa shefat e komisariateve do të kryejnë takime dhe marrjën e informacioneve në kohë për cdo problematike

Plani i sigurisë do të nisë prej orës 09:00 nga Policia Rrugore, e cila nuk do të lejojë mjete të tonazhit të rëndë, apo furgonë që të kryejnë transport pas të këtij orari.

Po ashtu, për disa ditë nuk do të vendosen masa admistrative tek mjetet të cilët janë me bllokazh ndezur pranë shkollave, por do të jenë punonjësit, të cilët do të merren me normalizimin e qarkullmit.

Nga ana tjetër, drejtuesit e policisë u kanë lënë porosi që gjatë zhvillimit të orëvë të mësimit të ketë më shumë patrulla në gadishmëri, duke filluar nga ajo Rendit deri tek specialët e “Shqiponjave”.

Po ashtu, shefat e komisariateve të Policisë që kanë nën juridiksion, shkollat me numrin më të lartë të nxënësve në shkallë vendi, të takohen me drejtuesit e shkollave.

Qëllimi i këtyre takimeve do të jetë për të hartuar plane pune të përbashkëta, për koordinimin e veprimeve me qëllim për të eliminuar dhe për të parandaluar depërtimin e fenomeneve negative apo përshkallëzimin e konflikteve të mundshme në shkolla.

EMISIONET