Nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Hoxhë Kalaja: Besimtari duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Agjërimi ndikon pozitivisht dhe në shëndet
Në ditën e parë të muajit të shenjtë të ramazanit Hoxhë Ahmed Kalaja këshillon besimtarët myslimanë të afrohen të mos humbin vlerat.
“Besimtari duhet të jetë shumë I kujdesshëm gjatë agjërimit, sepse mund të ndodhi diçka që mund t’ia humbi vlerat agjërimit. Siç tha dhe Profeti, alejhi salatu ue selam: Kush nuk e len gjënjeshtrën dhe mashtrimin ska nevojë zoti që ai të rri pa ngrënë e pa pirë. Pra, ti për çfarë po agjëron?”
E rendesishme në këtë periudhë është ndihma për familjet dhe personat në nevojë.
“Nuk agjëronë por edhe më vonë nuk mund të agjërojnë personat që kanë semundje kronike etj, në këtë rast pala e dytë e kompeson çdo ditë agjërimin duke paguar ushqim për të varfërit.”
Pervec perfitimeve shpirtetore, mbajtja e agjerimit ka dhe efekte shëndetësore
"Unë përvete kam parë disa studime që flasin për mirësinë e mbajtjes së agjërimit që ndikon në kurimin e shumë sëmundjeve. Sidoqoftë ne nuk duhet të harrojmë arsyen kryesore, ne e bëjmë për hatër të zotit, këto benefitet e tjera janë pluse të tjera. Por është e vërtetë, kam parë dhe kam lexuar disa hulmtime shkencore që tregojnë se agjërimi ndikon pozitivisht në sistemin tretës."
Muaji i shenjte i ramazanit do te kulmoje me 30 Mars, kur besimtaret do te festojne Fiter bajramin.

