Nikolla nxjerr gazetarët nga salla plenare, nuk i lejon që të ndjekin seancën e ditës së sotme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 10:38
Teksa ka nisur seanca plenare në Kuvend, gazetarët janë urdhëruar që të largohen nga salla. Kjo gjë ka sjellë indinjatën e deputetëve të opozitës.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ishte në podium duke folur, i bëri thirrje kryeparlamentares Lindita Nikolla që mos t’i nxjerrë jashtë gazetarët.
Incidenti ndodhi në sallën e Kuvendit. Gazetarët janë përplasur me gardën, pasi nuk u lejuan që të filmonin afër në sallë.
