Ngrica pas borës, zonat e thella në veri e juglindje probleme më lëvizjen e energjinë
Prej ditësh së djeshme, reshjet e borës e shiut kanë ndaluar, duke ia lënë vendin ngricave për shkak të temperaturave të ulëta. Zonat e thella në veri e verilindje kanë vështirësi për të lëvizur dhe mungesë energjie.
Reshjet e shiut dhe borës kanë ndaluar, por shumë zona të vendit vijojnë të vuajnë problematika.
Gjatë natës, termomentri ra disa gradë nën zero duke krijuar ngrica. Për të shmangur bllokimet dhe rrezikun e rrëshqitjeve për mjetet, ARRSH, thotë se është punuar me borë pastruese dhe është shpërndarë kripë.
Situata më e vështirë raportohet nga qarku i Dibrës, ku rrugë e fshtra të thella janë të bllokuar.
Akset nacionale raportohen të kalueshme, ndërsa në Rrugën e Arbrit, policia mësohet se nuk lejon lëvizjen e mjeteve pa zinxhirë ose goma dimri.
Në veri, reshje të dëndura bore janë shënuar në bashkinë e Pukës, ku në zonat e thella trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 centimetra.
-
-
Shembje shkëmbinjsh në rrugën e Arbrit në fshatin Plan i Bardhë
1 Dhjetor, 13:49
Edhe në fshatrat e bashkisë Mirditë trashësia e dëborës shkon deri në 30 centimetra.
Për të lëvizur drejt Njësive Selitë, Orosh e Kthellë, mjetet duhet të jenë të pajisura me zinxhirë.
Më në perëndim, lëvizja drejt Thethit e Dukagjinit mbetet e vështirë.
Probleme në rrugë ka edhe në fshatrat e Librazhdit, Elbasanit e Gramshit.
Ndalimi i reshjeve të shiut ndërkohë është reflektuar edhe në rënien e prurjes së lumejve që nuk rrezikojnë më përmbytje.
Nga veriu në jug, shumë fshatra kanë probleme me furnizimin me energji elektrike për shkak se struhia e fundjavës ka dëmtuar rrjetin shpërndarës.



