"Ngjyrat e flamurit të partisë t'i ndërrojë si të dojë", Berisha akuzon Ramën për “Prindi 1” dhe “Prindi 2”: Mos luaj me familjen!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, komentoi nga Lezha formularin e pazakontë që po shpërndahet në kopshtet dhe çerdhet publike të Tiranës, i cili rindezur edhe një herë debatin e nxehtë për relativizimin e amësisë dhe atësisë, që në dokumente zyrtare është kërkuar të shënohen me “Prindi 1” dhe “Prindi 2”.

Lideri demokrat e cilësoi akt amoral dhe përgjegjës për të bëri kryeministrin Rama.

Ai paralajmëroi Ramën që të mos luajë me familjen dhe vlerave të saj.

Berisha: Shndërrimi i prindërve në numra përbën një akt amoral të turpshëm të cilin e ka diktuar direkt Edi Rama. I them Edi Ramës ngjyrat e flamurit të partisë mund ti ndryshojë si të dojë por me familjen shqiptare nuk mund të luajë kurrë. Çdo komb ka virtytet, traditat, çdo komb e ka qëndrore familjen, por ne e kemi më qëndrore se gjithë të tjerët. Ndaj mos luaj me vlerat familjare se do përgjigjesh shumë rëndë. Një akt i turpshëm nuk ka asgjë modernitet, ka vetëm amoralitet në aktin e tij.

EMISIONET