Ngjarja që përgjaku Elbasanin për zgjedhje, Berisha: Balla dhe Bardhi arkitektët, do mjerohet ai që prek votën tonë

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi nga Elbasani Gazment Bardhin dhe Taulant Ballën si arkitektë të përplasjes së armatosur që përgjaku zgjedhjet e 25 prillit.

Me tone të ashpra u shpreh dhe ndaj prokurorit që hetoi çështjen, ndërsa paralajmëroi se pazare të tilla kanë marrë fund.

Berisha siguroi demokratët se PD do të dijë të mbrojë votën  e saj por jo me armë.

Berisha: Kush ishin arkitektët e ngjarjes? Taulant Balla dhe Gaz Bardhi. Asnjë diskutim nuk ka. E kuptoj që ishin grupe të majta ekstremiste. Por ishin ata të cilët kishin përgjegjësi absolute, këta dy persona. E mbyllën komisionin. Është komisioni i vetëm që është mbyllur në 30 vite. Kurse prokurori, një kriminel i vërtetë që gënjeu Elbasanin, Shqipërinë, u shpërblye për të mbyllur gojën, u dërgua në SPAK. Këto pazare marrin fund miku ynë. Të jesh i bindur që ne e mbrojmë votën dhe do ta mbrojmë votën. Do të mjerohet ai që prek votën tonë.

 

EMISIONET