Ngec aeroporti i Vlorës, punimet nisin disa muaj nga inaugurimi, branorët: Frikë për shtëpitë
"Jam shumë i lumtur që jam aktori kryesor i kësaj vepre, jam i lumtur që kjo ndodh në vendin tim dhe qytetin që e kam shumë përzemër".
Behgjet Pacolli nuk e fshehu dëshirën për të lënë gjurmë në Shqipëri teksa foli në inaugurimin e punimeve të aeroportit të Vlorës me 28 nëntor të vitit të kaluar.
Por pas shfaqjes bashkë me kryeministrin Edi Rama, për më shumë se 2 muaj në Akërni të Vlorës nuk u ndez asnjë makineri.
Së fundmi disa punëtorë janë rikthyer në kantier, por bëjnë rregullimet e para.
Banorët e zonës shprehen skeptikë, duke thënë se premtimet e herëpashershme, dhe pezullimi i punimeve tregon se jo gjithçka po shkon siç duhet.
"Duhet të ishin nisur dhe më shpejt, ka pasur shumë vonesa. Ka 20 vjet që e dëgjoj këtë fjalë, fusha sot dhe fusha nesër. 7 herë janë nisur dhe 700 herë janë ndaluar këto."
"Nuk kam besim shumë në qeverinë që na drejton, por edhe them se mund të bëhet. Nuk e di."
Ata që kanë banesat ngjitur me kantierin shprehen të shqetësuar për të ardhmen e shtëpive të tyre.
"Dëmin nuk e jep ai sa kemi shpenzuar."
Vlera e parashikuar e investimit është gati 104 milionë euro, ndërsa aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të ndërtohet nga një konsorcium kompanish.
50 përqind e aksioneve zotërohet nga Mabetex e sipërmarrësit Behgjet Pacolli.


