Ngacmoi s*ksualisht vajzën 13-vjeçare, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2025, 09:47

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur, ku një 13-vjeçare ka denoncuar një 39-vjeçar për ngacmim seksual.
Pas kallëzimit, i riu është arrestuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj situate janë në vazhdim.
Kjo çështje ngre shqetësime të thella për mbrojtjen e fëmijëve dhe sigurinë e tyre në komunitet.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin A. B., 39 vjeç, pasi ka kallëzuar një 13-vjeçare, se e ka ngacmuar seksualisht. Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi;

