Nga sot abone me foto, emër e mbiemër, revoltohen qytetarët
Nga sot çdo abone e qytetarëve të kryeqytetit duhet të jetë e pajisur me foto, emrin dhe mbiemrin e personit që do ta mbajë.
Nëpërmjet një njoftimi të Bashkisë së Tiranës prej dy ditësh është bërë e ditur se tashmë abonetë do të shiten vetëm në kioska të caktuara dhe jo më nga faturinot.
Gazetarja, Anxhela Celibahi thotë për emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora se qytetarët të shqetësuar janë ankuara për rregullin, pasi aboneja e re tashmë u kërkon atyre më shumë kohë për ta marrë si dhe më shumë kosto, siç ëshë fotografia. Dy ditët e fundit ka pasur fluks të shtuar qytetarësh jashtë kioskave, për tu pajisur me abone të reja.
Megjithatë gazetarja thotë se ky rregull ka qenë prej kohësh me ligj (abone me foto) për qytetin e Tiranë, por është neglizhuar nga Bashkia.


