Nga pronat, bizneset dhe noterët, Presidenti Meta dekreton 3 ligje të qeverisë

Nga pronat, bizneset dhe noterët, Presidenti Meta dekreton 3 ligje të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme tre ligje.

Kreu i shtetit ka dekretuar konkretisht ligjin për pronat, biznesin dhe për noterinë

Ligjet e miratuara:

Ligj nr. 6/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar”.

Ligj nr. 7/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”.

Ligj nr. 8/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë”.

Presidenti Meta thotë se këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues.

"Forcimi i standardeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, që nxisin zbatimin efektiv të masave ligjore, rregullative dhe operacionale për luftën kundër pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmit duhet të jenë prioritet për vendin."- thuhet ndër të tjera në njoftimin e presidencës. 

EMISIONET