Nga Lezha në politikën italiane, Valentina Ndocaj synon postin e këshilltares në provincën e Lombardisë
Në disa province në Itali janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale. Në zonën e Lombardisë po kandidon edhe një shqiptare në këshillin bashkiak. Valentina Ndocaj, thotë se ka pritoritet komunitetin shqiptar ndërsa ajo ka marrë edhe mbështetjen e partisë së saj dhe zyrtarëve të lartë atje.
Kjo është Valentina Ndocaj, e cila në zgjedhjet e së hënës synon postin e Këshilltares në provincën e Lombardisë, në Itali.
Ajo është përfshirë në politikën italiane nën siglën e Partisë së Qendrës së Djathtë “Noi Moderati.”
Valentina Ndocaj thotë se mbështetja dhe mbrojtja e interesave të komunitetit shqiptar, do të jenë në fokus të punës së saj.
Valentina Ndocaj: Do jem në fokus të mbledhim klubet tona me komunitetin shqiptar, të diskutojm për shkollat dhe kulturën, mos ta harrojm kulturën tonë. Ne kemi një kultur shekullore, të mos harrojm dhe traditat tona shqiptare, tja u mësojmë edhe fëmijëve.
Ajo organizoi së fundmi një takim me komunitetin shqiptar në Itali, ku veç shqiptarëve morën pjesë edhe senatorë italinë, ndërsa vlerësuan figurën duke thënë se ajo është një ambasadore e aftë, të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe miqësie, mes dy popujve.
