Nga leku te tradhëtia/ Avokatja tregon arsyet që çojnë çiftet drejt divorcit: Edhe gjyshërit e kërkojnë...

Avokatja Aurora Marku shpjegon rritjen e divorces mes çiftave të moshës 40-50 vjeç, duke theksuar faktorë si ekonomia, dhuna dhe tradhëtia, që po e bëjnë ndarjen një fenomen gjithnjë e më të përhapur, madje edhe tek çiftet që kanë qenë prej vitesh bashkë dhe janë bërë gjyshër.

" Rritja e numrave të divorceve ka prevaluar edhe me rritjen e moshës së këtyre çifteve që po ndahen.

Edhe rritja e numrit të divorceve ka ardhur më shumë 6 mujorin e dytë se të parë të 2025, ne jemi në fund të vitit dhe 6 mujori i dytë ka një numër shumë të lartë të numrit tv divorceve.

Mua më është dashur të shtoj stafin vetëm për numrin e rritjes së divorceve. Janë persona që kanë shumë vite martesë, janë persona që janë bërë edhe gjyshër dhe kërkojnë zgjidhjen e martesës.

Për të dalë në një përfundim se cila është arsyeja, unë nuk di ta them fiks arsyen pasi ata vijnë dhe nuk shprehen, ndryshe nga moshat e reja që kanë pretendimet e tyre dhe e shprehin, ata thonë 'ka marrë fund'. 

Ligji shqiptar e ka shumë të thjeshtë këtë pjesë, pasi mjafton që njëra palë të ketë dëshirën e zgjidhjes së martesës.

Ndër faktorët kryesor që unë mendoj është ekonomia, dhuna në familje, dhe kohët e fundit po prevalon shumë dhe frikshëm tradhëtia", u shpreh Marku.

 

EMISIONET