Nga Kina në Shqipëri me biçikletë, Qejvani: Udhëtimi nga Kina deri tani ka zgjatur 1 muaj

I ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve të "Ora News" ishte çiklisti Gentian Qejvani për të folur për udhëtimin e tij me biçikletë nga Kina në Shqipëri.

"Vajti 1 muaj që kur ja nisur. U nisa me datën 30 qershor në qytetin e Kashgarit që është në perëndimin e Kinës. Që atje bëra 2 javë në Azinë qendrore dhe pastaj dy javë deri këtu në Athinë. Jam mbi biçikletë pak a shumë 8-9 orë dhe deri tani këtë muaj kam qenë mbi biçikletë për 6 ditë vazhdimisht, 138 orë deri tani", tha Qejvani.

EMISIONET