Nga Kavaja në Piemonte, njihuni me kuzhinjeren që ngjiti shkallët e suksesit në emigrim

Silvana Musej është shqiptarja që me kuzhinën e saj ka bërë për vete shumë specialistë të gastronomisë në shtetin fqinj Itali, ku ajo punon prej 24 vitesh.

17 vite më parë e reja nga Kavaja emigroi në Piemonte. Si shumë shqiptarë të tjetrë Silvana nuk e kishte të lehtë.

Fillimisht filloi të punonte në sektorin e shërbimit në banak e më pas në kuzhinë.  E reja filloi të kultivonte një pasion të madh për gastronominë. Një punë që e mësoi të njoh dhe të zbulojë produktet, të vlerësojë dhe kombinojë shijet.

Tashmë në pothuajse dy dekada Silvana ka ditur të ngjisë një nga një shkallët e suksesit, duke mos lënë pas krijimet e pjatave moderne me ato tradicionale.

Ajo ka fituar medaljen e argjendtë në konkursin “Lady shef”, në Itali si dhe  kuzhiniere e Relais Cuba të Cuneo dhe Lady Chef, e seksionit të grave të Shoqatës së Kuzhinierëve në provincën Granda.

E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Silvana rrëfeu me shumë per eksperienën si kuzhiniere për personazhet publikë.  

Ajo jeton prej 24 vitesh në Itali duke ushtruar kështu dhe profesionin e saj, pasi pas saj qëndrojnë personazhe me një lloj reputacioni.

Silvana Musej: Përvoja e fundit në Kanë është një eksperiencë shumë e bukur, dhe kur më erdhi ftesa u ndjeva fillimisht e surprizuar pasi nuk e prisja, por çdo gjë rezultoi më mirë se e prisja. Kriteret ishin të limituara, një lloj ushqimi i posaçëm por kishte diçka pozitive që ushqimet mund ti zgjidhnin vetë kuzhinierët.

Në Kanë Silvana gatoi për shumë personazhe publikë, dhe një nga personazhet që i la kuzhinieres një impresion pozitivë ishte Julia Roberts ndërsa ato që ishin shumë të ftohtë ishin dy këngëtarë amerikanë.

 

EMISIONET