Nga gjoba deri në 3 vite burg për ata që krijojnë trazira gjatë finales së Conference League

Policia e Shtetit ka njoftuar masat që do të ndërmerren lidhur me garantimin e rendit e sigurisë për zhvillimin e finales së UEFA Conference League, në datën 25 maj 2022, në “Air Albania Stadium.”

Ishte zv. drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj ai që u bëri apel qytetarëve dhe tifozëve që të mos krijojnë trazira, duke kujtuar gjobat dhe masat ndëshkuese.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai theksoi se Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Dervishaj: Është rasti të kujtojmë qytetarët shqiptarë dhe të huaj se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si: hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarreve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Legjislacioni penal shqiptar konsideron vepër penale goditjen apo çdo vepër tjetër dhune të sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportive, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, vepër penale që dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë apo nga drejtues ose anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. 

EMISIONET