Nga 11 shkurti, Italia heq detyrimin e mbajtjes së maskës në ambient të hapur

Italia heq detyrimin e mbajtjes së maskës në ambient të hapur.
Ministri i shëndetësisë Roberto Speranza ka firmosur vendimin e lehtësimit të masave anti Covid.
Ky vendim hyn në fuqi ditën e premte 11 shkurt, me kohëzgjatje deri më 31 mars 2022 që është dhe afati i marrjes fund të gjendjes së emergjencës kombëtare shëndetësore.
Deri më 31 mars do të jetë në fuqi mbajtja e maskave mbrojtëse në ambientet e mbyllura.
Përjashtohen nga ky rregull fëmijët deri në 6-vjeç, persona që kryejnë aktivitet sportiv (si p. sh në palestra), e personat që vuajnë nga patologji të ndryshme.

