Nexhi Beqiri: Bashkitë të mos harxhojnë  para për festa por të mbushin libraritë me libra

Avokatja dhe analistja Nexhi Beqiri ishte e ftuar në Ora News me Gazetaren Sonila Musai ku kërkoi nga bashkitë të mos shpërdorojnë fondet por të mbushin libraritë me libra.

Ndër të tjera Beqiri tha:

“Shtojmë një problem që ndoshta ka interes. Bashkitë harxhojnë edhe për festa të ndryshme edhe për të bërë mbrëmje për administratën dhe nuk ka një fond të veçantë qoftë për bibliotekat qoftë edhe për ti pajisur shkollat që janë në komunitetin ku ata kanë marrë votën ti shpërndajnë disa libra, edhe falas ti shpërndajnë”.

EMISIONET