Nesër Kuvendi i "foltores", "Air Albania bëhet gati. Ndryshim rregullash dhe shkarkim të Bashës

Në “Air Albania” tashmë kanë nisur përgatitjet për Kuvendin kombëtar të PD-së. Në fazën e parë do të bëhet konfirmimi I firmave të delegatëve që duan të thirret Kuvendi Kombëtar.
“Duhet të jetë ¼ e përkthyer në firma rreth 1800 – 1990 firma për të thirrur firma. Në momentin kur firmat verifikohen quhet i thirrur kuvendi Kombëtar i PD-së.
Më pas do të verifikohet kuorumi i 4200 firmave për të nisur punën ky kuvend.Organizatorët kanë bërë një kartë dhe një bar kode me të cilën synohet të verifikohet anëtarësia.
Do të hidhen për votim dhe ndryshimet statutore mes tyre dhe neni i quajtur “Basha” ku thuhet se në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare kryetari i partisë largohet menjëherë.
Një tjetër pikë është dhe fakti se nesër do të hidhet dhe shkarkimi i zotit Basha. Parashikohen disa orë kuvend e këto ndryshime të rëndësishme do të shoqërohen edhe me fjalime politike.
Raportimi nga gazetari i Ora News, Everest Dedaj.

