Nervoz para policisë, arrestohet shqiptari me mbi 1 kg kokaninë dhe marijuanë

Nervoz para policisë, arrestohet shqiptari me mbi 1 kg kokaninë dhe

Një shqiptar ra në prangat e policisë italiane për shitje të lëndëve narkotike.Policia ndaloi mjetin e shqiptarit në Mira teksa po udhëtonte për në Dolo.

Shqiptari u shfaq nervoz gjatë kontrollit fizik kështu që policia vendosi të shtrijë kontrollin në makinë, duke gjetur mbi 3 pako kokainë të fshehur pas sediljes së shoferit.

Në atë moment, filloi kontrolli në shtëpinë e subjektit, duke kërkuar mbështetjen e njësisë së qenve Tessera.

Inspektimi bëri të mundur gjetjen e 6 pakove të tjera marijuanë, të ruajtura në një qese të mbyllur me nxehtësi dhe 8 gramë të tjera kokainë gati për shitje, si dhe 1500 euro para cash, një peshore dhe materiale përambalazhimin e dozave.

Policia bëri arrestimi në flagrancë të tij. Shqiptari është lënë në arrest shtëpie.

itali trafik droge arrestohet shqiptari

EMISIONET