''2 kalamaj i kam sëmurë''/ Nëna me 4 fëmijë që jeton në rrugë bën thirrje për ndihmë: Kam nevojë për një strehë

Shqiponja Alushi për momentin strehë ka gjetur sheshin para bashkisë së Kamzës për tu mbrojtur sado pak nga rrezet e diellit.

‘’ Dy muaj kam ndenjtur tek një shoqja ime.

Më shumë ku kam gjet strehë kam fjetur me kalamajtë e mi.

Kam dy muaj këtu përjashta, ndihmë nuk kam nga askush’’.

Nga bashkëshorti është divorcuar dhe e vetme me 4 fëmijët ku më i vogli është 8 muaj jeta bëhet akoma më e vështirë.

Thotë se dy fëmijët i ka të sëmurë.

‘’Dy kalamjtë i kam të sëmurë më sëmundje toke’’.

Të ardhurat janë 70 mijë lekë të vjetra.

33-vjeçarja thotë se ushqimin për të vegjilit e siguron ku të gjejë.

‘’70 mij lekë nuk më dalin as për ilace''.

Mes lotëve ajo kërkon një strehë për të siguruar mbrojtje për të vegjlit e saj që ashu si të gjithë kanë ëndrra të rriten shëndetshëm.

‘’Ju lutem ju se nga bashkia e Kamzës nuk kam pasur asnjë lloj ndihme.

Ju lutem juve të na jepni një strehë’’.

EMISIONET