Negociatat/ Bumçi: Kemi sistem hibrid. Me Ramën në pushtet jemi drejt mbylljes së dyerve të Europës

Ish- deputeti Aldo Bumçi, tha se në vendin tonë kemi një sistem hibrid, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përmirësim për hapjen e negociatave.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, ai tha se me Edi Ramën n në pushtet jemi në periudhën e mbylljes së dyerve të Europës.

Aldo Bumçi: Kjo qeverisje po mbaron vitin e 9 të qeverisjes së saj dhe është ngelja në klasë, mos bërja e detyrës themelore, ato që na kanë penalizuar. Kjo është periudha më e gjatë që ne nuk bëjmë asnjë hap përpara. Ne kemi një sistem hibrid. Shqipëria nuk ka bërë asnjë përmirësim. Ne jemi këtu për shkak të Edi Ramën. Me Edi Ramën jemi në periudhën e  mbylljes së dyerve të Europës, e jo për faj të Europës.

Ndër të tjera ai tha se Shqipëria është mbrapa Maqedonisë së Veriut, përsa i përket ‘detyrave’ për integrimin në BE.

Aldo Bumçi: Përpara tre vitesh Maqedonia e Veriut, u penalizua prej nesh. Vizita e zyrtarëve të lartë, janë për të treguar se kanë interes. Për shkak të luftës ka një dashamirësi për të mbyllur të gjitha problemet dhe për të hapu negociatat. Ne nuk jemi përpara Maqedonisë së Veriut. Ne nuk kemi bërë hapa përpara drejt BE, me qeverinë Rama. Rama ka treguar se nuk ndryshon, prandaj duhet të reagojmë ne.  

EMISIONET